AUDIO/ “Po anohet, s’ka mënyrë për ta lëvizur”, momentet e fundit të anijes ruse Moskva para fundosjes

Ka dalë audio e momentit të fundosjes së anijes Moskva, e cila u sulmua me raketa nga ukrainasit.

Në regjistrim bëhet thirrje për ndihmë nga ekuipazhi i anijes ruse Moskva.

Dailymail shkruan se ushtria ukrainase pretendon se ky regjistrim është para mbytjes së anijes 12,490 tonësh, në Detin e Zi. Në regjistrim dëgjohet anëtari i ekuipazhit duke thënë se anija është goditur dy herë dhe tani ajo po anon anash, duke rrezikuar të fundoset. Ndërkohë, Rusia nga ana tjetër pretendon se anija në fjalë u mbyt më 14 prill pas një shpërthimi municioni në bord.

“Komunikimi me bordin është ndërprerë, ka heshtje. Po shkon anash, po anohet. Pjerrësia është 30 gradë. Po shkon anash. Nuk ka asnjë mënyrë për të lëvizur. Ne do të përpiqemi të bëjmë një shpëtim të ekuipazhit”, dëgjohet teksa sinjalizon anëtari i ekuipazhit./albeu.com/


Shtuar 16.05.2022 11:07