Një 15-vjeçar shqiptar që kishte emigruar në Greqi, ka mbetur i plagosur me thikë në Janinë.
Ngjarja ndodhi në qendrën sportive të Kiafas.
Lajmin e bënë të ditur mediat greke, të cilat raportojnë se ai është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij nga Kurdistani. Ngjarja thuhet se ka ndodhur pas një grindje me autorin, duke bërë që sherri të shkoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Bashkëmoshatari i tij ndodhet në ambientet e paraburgimit, ndërsa thuhet se dhe ai është lënduar lehtë. Aktualisht shqiptari ndodhet në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.