Pas 5 muajsh në burg, Fabricio Micoli është liruar me kusht nga gjykata kriminale e Palermos, teksa dënimi i është kthyer në shërbim prove.
42-vjeçari do të shkojë këtë mesnatë në shtëpinë e tij, ku do të nisë edhe forma e re e dënimit. Ndërkohë që më parë, Mikoli gjatë dënimit pati edhe një shërbim prove në akademinë e futbollit që ka krijuar vetë ai.
Ndërkohë, në muajin janar të këtij viti, Fabrizio Micoli u dënua me 3 vite e 6 muaj burg për motivin e zhvatjes me metoda mafioze.
Miccoli akuzohej se ka urdhëruar Mauro Lauricelin, të birin e kokës së Kalsë, një lagje historike e qytetit të Palermos t’i kërkojë binzesmenit Andrea Graffagninin 20.000 euro për blerjen e një diskoje. /alabeu.com/