Çmenduri kërkesash për ndeshjen Milan-Atalanta

Milan është shumë pranë titullit kampion në Serie A këtë edicion, me kuqezinjtë që janë vetëm katër pikë larg objektivit.

Të dielën, në “San Siro”, “kuqezinjtë” presin Atalantan, në sfidën e parafundit të sezonit.

Pak orë përpara sfidës, nga zyrat e klubit të Milanit është raportuar se ka pasur plot 200.000 kërkesa për bileta.

Një rekord absolut, jo vetëm në këtë sezon, por edhe në vitet e fundit sa i përket kërkesave për të ndjekur nga afër skuadrën.

Natyrisht që të gjithë nuk mund të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, ndërsa ata të cilët kanë siguruar një biletë, mund të konsiderohen me shumë fat.

Atalanta është kundërshtari i fundit i Milanit në shtëpi dhe kjo ndeshje do të luhet të dielën në ora 18:00.


Shtuar 13.05.2022 21:33