Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Gjirokastër pasi ka përplasur një të mitur është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është arrestuar dhe i vëllai i tij si dhe u procedua nëna e tyre, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi kanë penguar dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës.
Njoftimi i policisë:
DVP Gjirokastër
Aksidentoi me automjet një shtetas të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari.
Shërbimet e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Gur, Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, aksidentoi një shtetas të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit dhe pas pak orësh kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Gjithashtu, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Përmet u arrestua në flagrancë shtetasi K. J. (vëllai i drejtuesit të mjetit), si dhe u procedua nëna e tyre, shtetasja A. J., për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi kanë penguar dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës./albeu.com