Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj po jepte një prononcim për mediat në lidhje me presidentin e ri dhe qëndrimin e opozitës për këtë çështje, një qytetar ka habitur me reagimin e tij.
I revoltuar, qytetari po bërtiste jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit me thirrjet “Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë Yuri Kim që na kanë futur në burg deputetë e ministra që na kanë vjedhur prej 30 vitesh. Alibeaj, thuaj Zoti e bekoftë Amerikëm!”.
Kjo bëri që Alibeaj ta mbyllte më shpejt deklaratën me batutën “dëgjoni zërin e popullit”./albeu.com