Këngëtari kosovar, Robert Berisha njihet për deklaratat dhe rrëfimet e tij pa komplekse në çdo paraqitje të tij.Së fundmi i ftuar në “Pardon My French”, në Top Albania Radio, Roberti zbuloi shumë gjëra nga jeta e tij private.
Roberti tregoi se ishte në lidhje, e madje ajo e kishte shoqëruar atë edhe në studiot e TAR. Vajza në fjalë quhet Laureta.
Pasi zbuloi emrin, nuk është e vështirë të identifikohet edhe identiteti I vajzës në rrjetet sociale. Laureta është mjaft e ndjekur, me më shumë se 33 mijë folloëers në Instagram ku mes tyre edhe shumë VIP-a.
Edhe në storyn e fundit të saj, ka lënë të nënkuptohet që ndodhet me Robertin./albeu.com/
Pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, tani Berisha ka nisur një romancë të re.
“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’.
Tani jam shumë i lumtur”, zbuloi këngëtari i njohur.I pyetur nëse ka plane për dasmë, Roberti u shpreh “jo, nuk do të ketë”.
“Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, përfundoi Berisha.