Edinson Cavani bën gati valixhet, ikën nga Man United

Edinson Cavani po shënon gola të rëndësishëm për Man. United këtë sezon, që është edhe i pari për të në radhët e “Djajve të Kuq” ku erdhi me parametër zero nga PSG.

Drejtuesit e në veçanti trajneri Solskjaer duan me çdo kusht ta mbajnë edhe një vit bomberin uruguaian por ky i fundit në një diskutim të fundit me ta ua ka bërë të qartë se do të largohet këtë verë.

Cavani mësohet se ka zgjedhur edhe destinacionin e radhës që do të jetë Boca Juniors, një ekip i lavdishëm për të cilin prej kohësh ka dhënë pëlqimin për t’u transferuar dhe një arsye tjetër e fortë është edhe për t’i qëndruar afër familjes.


Shtuar 23.04.2021 16:26