Policia e Korçës ka arrestuar një 35-vjeçar pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë u arrestua në flagrancë shtetasi F. F., 35 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.
35 vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë në fshatin Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.