SPAK nxjerr shifrat e denoncimeve para zgjedhore: Basha 50 kallëzime, Meta 18 e Rama 1

SPAK ka nxjerr ditën e sotme shifrat dhe ka dhënë  informacion për denoncimet e bëra deri tani që kanë të bëjnë me zgjedhjet elektorlae.

Bëhet me dije se në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në periudhën mars – prill 2021 janë paraqitur një numër i konsiderueshëm kallëzimesh nga subjekte politike, shtetas të ndryshëm dhe policia gjyqësore në Drejtoritë Vendore të Policisë Shtetit.

Për të gjitha rastet që është filluar procedim penal policia gjyqësore nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është duke kryer veprimet e nevojshme hetimore me qëllim sqarimin e fakteve të kallëzuara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave ndaj të cilëve do provohet përfshirja në korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje.

Me poshtë janë të dhënat e Prokurorisë së Posaçme, deri me datë 22.04.2021, që lidhen me kallëzimet në fushën e zgjedhjeve dhe zgjidhjen e tyre.

Janë paraqitur 91 materiale. Të specifikuara sipas subjekteve që i kanë paraqitur:
• Subjekte politike 55 raste, kallëzime (PD – 50; LSI – 3; PS – 1; FRD – 1)
• Policia gjyqësore 10 raste, referime.

  • Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 4 raste, procedime penale.
    • Shtetas 4 raste, kallëzime.
    • Institucioni i Presidentit të Republikës 18 raste, informacione.

Për rastet e paraqitura është dhënë zgjidhja deri me datë 22.04.2021 si më poshtë:
• Jane regjistruar 32 procedime penale për të cilat vazhdon hetimi.
• Është vendosur në 7 raste mosfillimi i procedimit penal.
• Janë dërguar për verifikime paraprake në Policinë e Shtetit 15 raste.
• Janë dërguar për kompetencë prokurorive të rretheve gjyqësore 23 raste.
• Janë në proces verifikimi nga prokurorët e posaçëm 14 raste.

Të gjitha këto raste lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.


Shtuar 23.04.2021 12:50