Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi policia e Lezhës vendosi në pranga, drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani.
Prodani ishte denoncuar nga Berisha që në vitin 2019, se ishte një prej hajdutëve të shtëpisë së yllit të Real Madridit, Karim Benzema.
Berisha në mesazhin e tij shkruan se administrata e qeverisë Rama është e mbushur me hajdutë dhe kriminelë!.
Sipas ish-kryeministrit Alfred Prodani është arrestuar për 40 vjedhje.
“Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellësit Laç arrestohet për 40 vjedhje e grabitje me dhunë dhe ekstradohet në Spanjë. Me dt 12.11. 2019 qytetari dixhital e denoncoi atë”, shprehet Berisha.
“Dua te them diçka ec ta besh mediatike ce Drejtori i ujësjellësit te Laçit, Alfred Prodani asht arrestuar sot ne ore 10 te paradites nga Interpoli per vjedhje grabitje me dhun ne Spain ai ndodhe para burgumit ne tiran pritet te ekstradohet natën e mir zoti te rujt”, shkruan Berisha në denoncimin e tij të vitit 2019./albeu.com/