Si të hekurosësh rrobat pa hekur fare

Metoda e dushit

Avulli i krijuar gjatë dushit do të zhdukë rrudhat e krijuara nëpër rroba. Kështu që kur të bëni dush, vareni diku veshjen.

Metoda me peshqir të lagur

Vendoseni veshjen në një sipërfaqe të sheshtë dhe sipër hapni një peshqir të lagur dhe të shtrydhur mirë. Lehtësisht, shtypni me dorë peshqirin në pjesën ku ka më shumë rrudha.

Metoda e tharëses së flokëve

Kjo është një ndër metodat më të thjeshta që funksionon më së shumti te veshjet me materiale të holla. Varini rrobat diku dhe drejtojini tharësen në pjesët e rrudhosura.

Metoda me shishe me sprucim

Në një shishe sprucuese, hidhni ujë dhe pak zbutës rrobash. Spërkateni veshjen me lëngun e krijuar dhe lëreni të thahet.