Ka nisur Konferenca e Kryetarëve për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Ka qenë kreu i Grupi Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që mbledhja të nisë online dhe ashtu ka ndodhur.
Fjalë e ka marrë Alibeaj, i cili është shprehur kundër datës 10 maj si dita e raundit të parë të zgjedhjes së kryetarit.
Alibeaj tha po ashtu se diferenca kohore mes raundeve të jetë 7 ditë.
Sugjerimet, së pari përfaqësues të opozitës të PD-së dhe të Partisë Republikane. Ne mund të kemi këndvështrimet tona, po zgjedhja e presidentit është një proces që do të përballet me diversitetin e opinioneve tona. Sot data 4 maj të konsiderohet si fillimi i zgjedhjes së presidentit. Data 10 të jetë data e raundit të parë të votimit. Nuk jam dakord. Së pari vetë procesi është një proces që do të duhet të jetë në shërbim të publikut. Është një proces që zhvillohet brenda politikës po do duhet të jetë një produkte që duhet tis shërbejë publikut. Unë sugjeroj që si datë si moment i startimit të procesit të datën 10 maj data kur të fillojë procesi për zgjedhjen e presidentit.
Kërkesa e dytë: Ditanca kohore nga raundi në raund duhet të jetë maksimalisht 7 shtatë, që do të thotë se mund të jetë edhe më e shkurtër. Unë do të bëja një propozim për të qenë korrekt në zbatimin e Kushtetutës. Për të gjitha raundit duhet të ketë distancë maksimale kohore prej 7 ditësh. Procesi I zgjedhjes së Presidentit të Republikës, njuë herë në 5 vite, të jetë me kohën maksimale për të absorbuar ccfarëdolloj konsiderate. Koha pra është element I domosdoshëm që do të duhet ta bashkëshoqërojë këtë proces. Ne ta vendosim që sot që të gjitha raundet të kenë distancën kohore prej 7 ditësh. E di që pas ccdo raundi të pasuseksshëm mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe përcaktohet raundi tjetër. E di këtë, por t’i themi që sot disa gjëra”, tha Alibeaj.