Në një nga netët live të “Big Brother”, Einxhel mori një surprizë që emocionoi tej mase, kur mësoi se së shpejti Top Channel do ja bënte ëndrrën realitet. Fondacioni “Dritan Hoxha” kishte zgjedhur Einxhel Shkirën që të drejtojë një emision të ri në Top Channel Emisioni ka të bëjë me vajzat dhe gratë që nuk kanë pasur mundësi të arsimohen, gra e vajza që kanë nevojë për mbështetje.
E ftuar së fundmi në” Why Not” në RTV Ora, Einxhel zbuloi se emisioni do të fillojë në shtator dhe ndau detajet se çfarë do të trajtojë.
Einxhel Shkira: Shumë pyetje dhe mesazhe më kanë ardhur për emisionin dhe unë jo se nuk kam pasur një përgjigje, e kam pasur. Kam dashur kohën time që t’i diskutoj gjërat, kohën time që të pushoj dhe nuk jam marrë që të jap një përgjigje, kjo është hera e parë që un po jap një përgjigje shumë ekzakte. Emisioni fillon në shtator. Kauza për të cilën unë luftova brenda do jetë shtylla kryesore e emisionit, pra bursat për vajzat, plotësimin e nevojave të tyre për vajzat që duan të realizohen në jetë, për gratë që duan të jenë të pavarura por nuk e kanë pasur një përkrahje ose nuk e kanë shpirtin aq luftarak sa dikush tjetër që i ka vënë shkelmin çdo pengese dhe ja ka arritur. Ne duam të jemi dora që do t’i ndihmojë, dera ku mund të trokasin dhe kjo është shtylla kryesore. Në ditët në vijim do informohen ku mund të drejtohen, kush do jetë pika jonë e kontaktit. Patjetër që do kemi të ftuara dhe ajo që unë kam kuptuar është që këto vajza kanë pafund nevojë për shembuj inspirimi.