Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur veprimin e presidentit amerikan Joe Biden.
Teksa zbriste shkallët e Kuvendit, Berisha u përcoll deri në një farë pike nga deputetja Albana Vokshi, por në një moment ajo u kthye.
Mirëpo, lideri historik i PD-së nuk e pa dhe mendoi se e kishte pas. Ndaj dhe i zgjati dorën për ta takuar, por në fakt kishte pranë vetëm truprojën e tij.
Menjëherë Berisha e kuptoi gabimin dhe e ngriti dorën për të përshëndetur të gjithë të tjerët, e më pas u drejtua tëk automjeti./albeu.com/