Aksident në Delvinë, makina përplas 8-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Delvinë ku si pasojë ka mbetur i plagosur një shtetas i mitur 8 vjeç.

Policia bën me dije se në vendin e quajtur Bigor, lagjja “9 Tetori”, Delvinë, shtetasja Xh. T., rreth 20 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

8-vjeçari është dërguar në spitalin e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.