Ka shpërthyer orët e fundit në Itali me rastin e humbjes së Interit në “Dal’Ara” nga Bolonja. Gabimi tragjik i bërë nga Randou në paraqitjen e tij të parë këtë vit, mund t’u kushtojë “nerazzurrëve” kampionatin, pasi i jep mundësinë Milan të favorizohet për titullin.
Pavarësisht gabimit të Randos, shokët e tij dhe Simone Inzaghi vrapuan mbi portierin rumun për ta ngushëlluar.
Të gjithë përveç Samir Handanovic, i cili në fund të ndeshjes as që e shikoi Radu, as nuk foli me të dhe u largua dukshëm i zemëruar dhe i frustruar për dhomën e zhveshjes, një lëvizje që ka shkaktuar bujë dhe komente negative nga tifozët. /albeu.com/