Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e tretë të saj, duket se gjasat për t’i dhënë fund konfliktit po shuhen.
Kjo pasi presidenti rus Vladimir Putin duket i vendosur t’i shkojë deri në fund konfliktit me çdo çmim.
“Vladimir Putin do të nisë një luftë bërthamore gjithëpërfshirëse ndaj Perëndimit në vend që të pranojë humbjen në Ukrainë”, kanë pretenduar kryepropagandistët rusë.
Margarita Simonyan, reduktore në televizionin shtetëror rus, tha se ideja që Putini të shtypë ‘butonin e kuq’ është më e mundshme se sa ideja që ai të lejojë Rusinë të humbasë luftën.
“Ose humbim në Ukrainë, ose fillon Lufta e Tretë botërore. Mendoj se Lufta e Tretë është më realiste, nëse e njihni me të vërtetë liderin tonë. Rezultati më i pabesueshëm, është që e gjitha kjo do të përfundojë me një sulm bërthamor, ky është dhe tmerri im nga ana tjetër. Të gjithë do të vdesim një ditë, ndërsa ne do të shkojmë në parajsë.
Parashikimi i qetë i Simonyan për holokaustin bërthamor është vetëm kërcënimi i fundit i lëshuar nga nivelet e larta të shtetit rus, pasi kolegu i saj propagandues Vladimir Solovyov, ministri i jashtëm Sergei Lavrov dhe vetë Putin lëshuan kërcënime në 48 orët e fundit.
SHBA dhe Britania e Madhe e kanë hedhur poshtë një retorikë të tillë, duke e cilësuar si rrëmujë, por frekuenca në rritje e kërcënimeve e shoqëruar me dështimet e ushtrisë ruse do të ngrejë frikën se një përplasje e stilit të Luftës së Ftohtë është tani një mundësi realiste përpara se të përfundojë lufta në Ukrainë.
Ajo vjen pasi Rusia testoi me sukses raketën e saj të fundit bërthamore – Sarmat 2 – javën e kaluar, me Putinin që mburret se mund të godasë objektiva kudo në tokë dhe nuk mund të ndalet nga asnjë mbrojtje aktuale raketore.
Lavrov ishte i pari që ngriti kërcënimin bërthamor në një intervistë në TV shtetëror rus të martën vonë, kur u pyet nëse ngecja aktuale midis lindjes dhe perëndimit mund të krahasohet me krizën e raketave Kubane në kulmin e Luftës së Ftohtë.
Ministri i Jashtëm u përgjigj se situata aktuale është më e rrezikshme, sepse armët e përfshira janë më të fuqishme, kontrollet mbi to janë më të dobëta dhe komunikimi mes dy palëve është inekzistent.
Putini nuk i përmend drejtpërdrejt armët bërthamore, por shprehja e tij duket të jetë një referencë e qartë për raketën e re Sarmat, për të cilën ai mburrej se është ndryshe nga çdo armë tjetër në botë, pasi u testua javën e kaluar.
Ai gjithashtu i bën jehonë një kërcënimi që Putin bëri kur deklaroi fillimin e ‘operacionit të tij special ushtarak’ në shkurt, i cili ishte se çdo vend që kërkon të ndërhyjë do të përballet me pasoja ‘të pa parë më parë në historinë e tyre’.
Kërcënimet bërthamore nga media shtetërore gjithashtu i bëjnë jehonë një narrative më të gjerë që del nga makina propagandistike e Kremlinit, e cila është se Rusia tani është e përfshirë në një konflikt të plotë me NATO-n që parashikon një Luftë të Tretë Botërore.