Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit u shpreh sot se qeveria Rama më mirë preferon më mirë të uli nivelin e Kaskadës sesa të blejë më çmim të lartë.
Duke u ndalur tek Fierza ministrja Balluku u shpreh se në këtë kaskadë po kursehet niveli i ujit në mënyrë që të përballohet thatësira e verës.
Të lidhura
None found
“Kemi një synim. Qeveria Rama ka një synim të ofroj shërbim të pandërprerë. Të kenë energji gjatë të gjithë krizës. Kemi synim të mos prekim çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël” tha Balluku.
Për sa i përket fashimit të çmimit, Balluku tha se qeveria është duke analizuar pasi ka pasur një kërkesë nga qytetarët për diferencim për nevoja familjare dhe për ato që i kalojnë nevojat bazike.
“Po punojmë se si të ruhet çmimi deri në 700 kilovat. Ndërsa pas kësaj fashe të kemi një çmim tjetër. Kjo ka qenë e gjitha. Do ulemi me mbi 7 mijë biznese më tensionin e mesëm.” tha Balluku.
