Real Madrid, Barça dhe Juve mund të përjashtohen nga Champions 2023/24 nëse nuk paguajnë gjobën për krijimin e Superligës

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve në sezonin 2023/24.

Më herët, gjykata anuloi ndalimin e UEFA-s për ndjekjen penale të klubeve për krijimin e Superligës. Gjyqi do të vazhdojë në mbledhjen me pjesëmarrjen e palëve më 14 qershor.

UEFA nuk pritet të vendosë sanksione shtesë ndaj klubeve në të ardhmen e afërt, por në të ardhmen do t’u kërkojë atyre të paguajnë një gjobë prej 15 milionë eurosh dhe të transferojnë 5% të të ardhurave nga një sezon në garat evropiane. 9 klube të larguara nga Superliga janë përballur më herët me sanksione të tilla.

Nëse Real Madrid, Juve dhe Barça refuzojnë t’i përmbushin këto detyrime, atëherë bashkimi mund t’i heqë ata nga pjesëmarrja në Champions League 2023/24. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2022 14:12