Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vjedhje me armë.
“Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kapur shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.”-njofton Policia.