Një nga vrasësit serialë më famëkeq të Amerikës, John ëayne Gacey, “zbulohet” në një dokumentar tronditës të Netflix, duke folur nga një qeli e dënimit me vdekje, ku ai shpjegon se si i mashtronte viktimat e tij, policinë dhe shoqërinë në tërësi.
Gacey akuzohet për vrasjen e 33 personave, ku 29 nga viktimat u gjetën të varrosura poshtë shtëpisë së tij.
Kur kanë kaluar më shumë se 30 vite nga arrestimi i vrasësit serial në SHBA, ai ka bërë një rrëfim rrëqethës, ku me qetësi të plotë tregon se si arrinte t’i ftonte djemtë e rinj në shtëpinë e tij dhe më pas i vriste ata.
Në rrëfimin e tij Gacey i njohur ndryshe dhe si “Kllouni vrasës” për shkak të veshjes së tij ka treguar disa nga vrasjet më të tmerrshme të tij, duke nisur nga vrasja e parë.