“Ai zgjati dorën dhe më shkatërroi psikologjikisht”, si është të mbrohesh kundër Messit?

Alessandro Nesta konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit dhe me të drejtë.

Por kur Milani dhe Barça luajtën në Ligën e Kampionëve në vitin 2012, Nesta mësoi nga afër se si ishte të mbrohesh kundër Leo Messit.

“Në minutën e 10-të, u përplasa me Messin dhe rashë në fushë i rraskapitur pashë yje. Messi tashmë po shtrinte dorën për të më ndihmuar të ngrihesha. Në atë moment më shkatërroi psikologjikisht.

A e kuptoni? Isha shtrirë dhe kur hapa sytë pas dy sekondash, e pashë me dorën e shtrirë. Më shkatërroi psikologjikisht”, tha italiani.

Duke iu përgjigjur pyetjes së përjetshme se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo, Nesta tha: “Kam luajtur kundër të dyve. Të dy janë të fortë në mënyrën e tyre, por më mirë nuk do të përballesha më me Messin”. /albeu.com/


Shtuar 23.04.2022 18:00

Tags: ,