Elon Musk ka siguruar fondet e nevojshme prej 46.5 miliardë dollarësh për të blerë Twitter-in.
Sipas mediave të huaja, Elon Musk ka bërë një njoftim përkatës në Komisionin e Tregut të Kapitalit.
Musk ka grumbulluar 25.5 miliardë dollarë borxh – duke përfshirë një hua prej 12.5 miliardë dollarësh kundrejt aksioneve të tij në Tesla – nga një grup bankash të udhëhequra nga Morgan Stanley, këshilltari i tij financiar.
Pasi Musk bëri ofertën për të blerë Twitter për 43 miliardë dollarë, kompania e mediave sociale miratoi “pilulën helmuese”, si një përpjekje për të parandaluar miliarderin që të rrisë aksionet në firmë.
Kujtojmw se sipas bursës së Wall Street, Musk është rritur me 4.37%, shifër që e ngjit në krye të më të pasurve të planetit.
Vlera e pasurisë së tij vlerësohet në 187 miliardë dollarë, 1 më shumë se pronari i Amazon Jeff Bezos.
Ky i fundit është njeriu më i pasur në botë që prej vitit 2017.
Pas tyre rënditen Bernard Arnault dhe familja e tij si dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates./albeu.com