Ishte nisur nga Italia për në vendlindje, humb jetën në aksident studentja shqiptare (FOTO LAJM)

Studentja nga Kosova, Donika Nikollibibaj, ka ndërruar jetë rrugës për në vendlindje, teksa ishte duke ardhur nga Italia.

Lajmin e ka bërë të ditur daja i saj, Kolë Krasniqi, i cili është profesor në Universitetin e Pejës.

Ai bën me dije se ajo sapo i kishte përfunduar studimet dhe kishte firmosur kontratën e punës.

“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy! Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës! Ngushëllime Familjes Nikollbibaj! Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!”, ka shkruar ai./albeu.com/