Rama e sulmoi, Meta e injoron, shfaqet duke kërcyer e duartrokitur (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë mbrëmjes festive të së Martës së Pashkëve, në Civita ka shprehur kënaqësinë që i jep kenga arbëreshe duke uruar kështu edhe festën të gjithë besimtarëve katolikë.

Postimi i presidentit Meta:

Sonte, në mbrëmjen festive të së Martës së Pashkëve në Civita.
Ku ka më bukur të dëgjosh këngë arbëreshe në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Kujtojmë se së fundmi, kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar për propozimet e emrave për presidentin e ka sulmuar Metën duke thënë se ka qenë shëmbëlltyra më e keqe e kreut të shtetit që nga vitit ’91. Gjithashtu kreu i qeverisë tha se Meta e ka kthyer Shqipërinë në një vend qesharak duke shërndarë tonelata medalje.

Presidentit Meta i përfundon mandati më 24 korrik, dhe ka shprehur se nuk do të rikandidojë më, por do të kthehet në krye të partisë së tij, Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilën aktualisht e drejton bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi./albeu.com


Shtuar 19.04.2022 21:00