Sanksionet/ BE mbyll kufijtë për kamionët ruse

Një nga pasojat e sanksioneve europiane ndaj Moskës, që kanë hyrë në fuqi të shtunën ka bërë që kamionët që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia  të mos kalojnë në kufirin europian që prej së dielës

Skadimi i afatit ka detyruar qindra shoferë të dy vendeve që të vihen në rradhë me kamionët e tyre për t’u larguar nga teritori i Bashkimit Europian duke krijuar një rradhë të gjatë 80 kilometra në kufi mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Ata kanë qëndruar pa lëvizur rreth 33 orë. Rradhë të gjata u regjiistruan dhe në kufijtë me Liruaninë dhe Letoninë. Është e pamundur që të gjithë shoferët të kenë arritur të dalin në kohë. Ka shumë pak përjashtime në këtë rast: përjashtohet transporti i ilaçeve, postës apo prodhimeve të naftës.

Që nga e diela, çdo mjet tregtar me targë ruse apo bjelloruse nuk do të mund të transportojë mallra që nuk hyjnë në kategoritë e lartpërmendura. Bjellorusia deklaroi të premten se do të merrte të njëjtën masë ndaj kamionëe europian. Ndërkohë në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë, një zonë kritike si pasojë e krizës më të fundittë emigrantëve, u mbajt një manifestim në shenjë solidariteti me popullin ukrainas.

Gjithashtu edhe anijet ruse janë ndaluar të zbarkojnë në portet në Belgjikë, Bullgari dhe Itali./albeu.com


Shtuar 18.04.2022 15:52