Orland Paplekaj ka dëshmuar në polici rreth rrethanave të atentatit që ju bë të shtunën e 16 prillit.
Paplekaj shprehet se nuk ka qenë ai shënjestër e atentatit por një person tjetër, që kishte kaluar pranë tij.
Por ai nuk përjashton as mundësinë që sulmi me armë ndaj tij mund të jetë mesazh edhe për punëdhënësin e tij.
Kometet Paplekaj i bëri gjatë një prononcimi për mediat.
“Në momentin që u bë atentati, kamionçina, ka qenë e ndaluar. Isha duke komunikuar me disa persona që ndodheshin aty pranë. Në këtë moment ka kaluar pranë nesh një person tjetër dhe në këtë moment u qëllua me armë. Unë personalisht, mendoj se atentati mund të ketë qenë ndaj atij, personit tjetër. Kam frikë mos është një atentat, ose paralajmërim ndaj punëdhënësit tim, pasi unë nuk kam asnjë konflikt”, u shpreh babai i dy fëmijëve.
Paplekaj ka mohuar edhe mundësinë që atentati të jetë i organizuar për azil, duke sqaruar se ai vetë ka letra të huaja dhe kjo pjesë nuk i intereson.
“Nuk ka asnjë inskenim, për azil. Jam me letra të huaja. As nuk është e vërtetë që ngjarja mund të ketë lidhje më punën e tim ati, që është polic, apo me punën time si roje sigurie. Deklarata ime në polici i qëndroj faktit që nuk e kam idenë se kush është motivi i këtij atentati. Policia më pyeti dhe për personin tjetër që ndodhej aty pranë, dhe unë nuk e njihja”, ka shtuar Orland Paplekaj.
Kujtojmë se atentati ju bë teksa po lëviste me kamionçinë në rrugën dytësore Xhafzotaj-Durrës./albeu.com/