Zhduket 16-vjeçarja, e ëma alarmon policinë

Një 16-vjeçare nga Gjakova është deklaruar e zhdukur.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se ka qenë nëna e saj e cila ka denoncuar zhdukjen.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga shtëpia ka dal vajza e saj e moshës 16 vjeçare dhe ende deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Rasti nën hetime nga njësitet policore”, thuhet në raportin e policisë./albeu.com/