Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik gjatë punës në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në Trento, në një kantier ndërtimi në Buonarroti.
Sipas mediave italiane viktima është 39-vjeçari Sandër Cerri, banues në Piana Rotaliana.
Shqiptari punonte brenda një ish-magazine të braktisur prej vitesh, e cila prej disa ditësh po i nënshtrohet rinovimeve të mëdha.
Mëngjesin e djeshëm Sandër Cerri ka qenë në punë me një koleg, kur ndodhi aksidenti para orës 9:45.
39-vjeçari po shembte një prej mureve të brendshme ndarëse të ndërtesës dhe ajo që mbeti nga muri u shemb njëherazi duke e zënë poshtë.
E gjatë dhe komplekse puna e shpëtimtarëve dhe zjarrfikësve për ta nxjerrë nga rrënojat.
Fatkeqësisht Cerri vdiq disa orë pasi u shtrua në Santa Chiara.
Vendi i ngjarjes tashmë është në dispozicion të autoritetit gjyqësor në rast se nevojiten hetime të tjera, si dhe trupi i 39-vjeçarit mbi të cilin po bëhet autopsia./albeu.com