Dedikim Borës apo Beatrixës? Donaldi publikon këngën e re dhe bën lëmsh rrjetin me tekstin (VIDEO)

Bashkëpunimi më i ri në treg është ai i vëllezërve Veshaj dhe Elgit Dodës.

“Picasso” titullohet kënga e cila mund të themi me bindje që është vazhdim i “telenovelës” që nisi që brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Mes kuriozitetit për kë është dedikimi, Beatrix apo Borën, vargjet e këngës e thonë mjaft qartë.

Ma tha truri për të të puthur

Ma tha truri për të të humbur

Ma tha truri për të të lutur

“Ti s’je normal, je anormal”, ishte një frazë që Donaldi ia kishte thënë dikur Beatrix dhe publiku e lidhi demon menjëherë me një dedikim për këngëtaren, por pasi Donaldi doli hapur duke thënë se po priste që bora të shkrinte është e kotë të mendojmë që ka ngelur ende diçka nga romanca e shkurtër me Trixës.

Ia dha truri për të puthur Borën, Ia dha truri për ta humbur Borën dhe Ia dha truri për t’ju lutur Borës. Të treja bëjnë sens, kështu që jemi në pritje të projektit të radhës që me shumë mundësi do jetë me vetë Borën.

 


Shtuar 15.04.2022 19:27