Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 22 raste të reja me Covod-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.188. Në total numri i rasteve aktive është 499.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 135 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.287 doza të vaksinës.