Non-grata e SHBA, Ornaldo Rakipi: Babain e përgojoi Lulzim Basha, por ai bëhet copash për të tjerët

Deputeti Ornaldo Rakipi, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili u shpall ditën e hënë non-grata nga departamenti Amerikan i Shtetit, ka fajësuar ish-kreun e PD, Lulzim Basha.

Nga foltorja e Kuvendit, Rakipi tha se babai i tij është i pastër, por se vendimi i DASH ka ardhur si pasojë e deklaratave të pabaza të bëra në drejtim të familjes së tij nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Ornaldo Rakipi tha se ai dhe familja e tij e vlerësojnë administratën e SHBA e cil u ka dhënë mundësi apelimi, duke shtuar se familja Rakipi kla vendosur të apelojë vendimin.

“U përgojua shpesh nga Lulzim Basha. E vlerësojmë administratën e SHBA, vendimi i tyre ka dhënë mundësi për apelim. Do e apelojmë vendimin e DASH, mbi babain tim është hedhur baltë pa të drejtë”, u shpreh Rakipi.

“Kam një fjalë për Bashën mos mallko suksesin e njerëzve kjo është arsyeja se ti edhe, je falso dhe sheh vetëm interesin tënd material. Babai im bëhet copash për të ndihmuar njerëzit në nevojë, ai ka një cilësi që shqiptarët e quajnë burrni”, shtoi ai./albeu.com/


Shtuar 14.04.2022 17:48