Nëse situata e sigurisë përkeqësohet, NATO ka një “opsion”, një lloj plani veprimi që mandaton aplikimin e Finlandës për antarësim.
Kryeministrja socialdemokrate, Sanna Marin e Finlandws dhe presidenti Sauli Niinisto kanë vizituar vende të ndryshme anëtare të NATO-s javët e fundit, për të siguruar mbështetje për një aplikim të mundshëm.
Së fundi, Qeveria e Finlandës përditësoi politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë.
Dokumenti thotë se pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar thellësisht mjedisin e sigurisë së Finlandës, por nuk ka mbajtur asnjë qëndrim nëse Finlanda duhet të anëtarësohet apo jo në NATO.
“Ky dokument do të diskutohet nga parlamenti tha se një vendim do të merret “brenda javësh, jo muajsh”, tha kryeministrja socialdemokrate.
Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, tha se më 7 prill se Qeveria ishte e përgatitur të propozonte shpejt anëtarësimin në NATO nëse kishte mbështetje të mjaftueshme nga Parlamenti.
Në qershor, NATO-ja pritet të mbajë një samit në Madrid.
Qeveria e Suedisë po rishikon, gjithashtu, politikën e gjerë të sigurisë me një raport që pritet të publikohet para fundit të majit. Kryeministrja Magdalena Andersson ka thënë se dëshiron të presë rezultatin e rishikimit para se të marrë ndonjë vendim./albeu.com