Edhe pse Juventusi është i interesuar për vazhdimin e Alvaro Moratas, i cili është në klub si i huazuar nga Atletico Madrid, Arsenali ka hyrë në garë për spanjollin.
Sipas Corriero dello Sport, klubi torinez po përpiqet ende të ulë opsionin e cila arrin në 35 milionë euro.
Duke qenë se Juve ende nuk e ka siguruar lojtarin, Arsenali është i interesuar për Morata-n dhe do të kontaktojë me Atletico Madrid për të mësuar se si mund t’i sigurojë shërbimet e tij. /albeu.com/