Sot u përcollën në banesën e fundit, 61-vjeçari Xhevahir Hoxha dhe bashkëjetuesja e djalit të këtij të fundit, 30-vjeçarja Merushe Hazizi.
Pamjet që shihni më poshtë janë të momentit të varrimit të Hoxhës.
Kujtojmë se 61-vjeçari, ditën e djeshme, në fshatin Vidhisht ka masakruar me thikë të renë, pasi nuk e donte për nuse pasi kishte qenë e martuar dhe pretendonte se ajo e kishte ndarë djalin e tij nga nusja e parë me të cilën kishte një fëmijë. Merushja ishte nënë e tre fëmijëve nga martesa e parë.
Sipas fqinjëve të familjes ku ndodhi krimi, 61-vjeçari e kishte paralajmëruar se do ta vriste atë së bashku me djalin dhe më pas do të varte veten./albeu.com