Janë pamje të paimagjinueshme ato brenda shtëpisë së familjes Hoxha ku vjehrri, Xhevairi vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizin. I gjithë salloni është i mbuluar nga gjaku i së ndjerës.
Ndërkohë që pastron gjakun, bashkëshortja e Xhevairit tregon debatet që kishin në familje duke theksuar se ishte e ndjera shkaku se përse i biri, Fatjoni ishte ndarë nga bashkëshortja e parë, me të cilën kishte një djalë 8 vjeç. Kjo e fundit ishte rimartuar në Durrës pas ndarjes me Fatjonin, i cili kishte krijuar një lidhje paralele me Merushën.
“Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshtë ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi Xhevairi të rrinte këtu”, tregon ajo.
Fiqnjët po ashtu flasin për sherre të vazhdueshme në familje për shkak të bashkëjetesës së Fatjonin me Merushën, për të cilën vjehrri thoshte se nuk ishte nuse e denjë për djalin e tij për shkak se kishte qenë e martuar, me tre fëmijë dhe i mbante thonjtë e gjata.
“Kishin sherre të vazhdueshme. Para tre ditësh Xhevahiri ishte te shtëpia jonë me kosore bari në dorë dhe i thash mos bëj ndonjë gafë, por ai tha që atë do ta vras. Më tha që kishte vendosur që të vriste djalin, nusen dhe veten. Më thoshtë se nuk është nuse për ne ajo, i ka thonjtë e gjatë, etj. Thoshtë mos e mbaj nusen në shtëpi. Nuk ta dua atë në shtëpi. Ai i kishte thënë djalit gjithmonë që do t’ja vriste nusen, edhe atë dhe do të vetëvarej. Djali ishte i martuar më parë, kishte një fëmijë 8 vjeç, por nuk e donte atë dhe u ndanë, mori këtë”, tregon e afërmja e tyre.
Ndërkohë, vëllai i Xhevair Hoxhës tregon se ai nuk e donte nusen e djalit.
“Edhe mua më thoshte ik nga shtëpia dhe ti. Nusja e djalit ka ikur dhe është martuar në Durrës. Kishin një djalë. Fatjoni (djali i Xhevairit r.sh) ishte në punë. Nuk dimë shumë detaje sepse ata nuk na pranonin. Unë i flisja, por nuk më dëgjonte”, tregon ai.
Një tjetër fqinje tregon se familje kishte probleme të vazhdueshme. “Kishin konflikte, por nuk mendoja se do të shkonin deri këtu. Ai kishte thënë se do ta vriste nusen edhe më herët”, tregon ajo.
Shkaku i vrasjes:
Sherri në familje kishte nisur tre vite më parë ku djali i Xhevairit kishte filluar të bashkëjetonte me Merushen, e cila ishte nëna e tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme. Gazetarja Valbona Davidhi mëson pas abcneës.al se djali i Xhevairit kishte ndarë bashkëshorten e tij të parë, me të cilën kishte një vajzë duke filluar të bashkëjetonte me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, e cila kishte nga ana e saj tre fëmijë të tjerë.
Kjo gjë nuk është miratuar nga Xhevair Hoxha tre vite më parë duke bërë që çifti i ri të shkonte për të jetuar në një shtëpi me qira në Vlorë. Ndëkrohë që ndodhte kjo, 61-vjeçari ishte betuar se do ta vriste 30-vjeçaren, e cila sipas tij i shkatërroi familjen e të birit.
Prej një jave çifti ishte kthyer për të jetuar në Vidhisht të Roskovecit edhe pse e dinin që 61-vjeçari ishte kundër bashkëjetesës së tyre dhe i kishte kërcënuar më herët./abcnews.al