Parashikimi i motit për të merkurën

Mot i paqendrueshëm pranveror ka përfshirë vendin. Po kështu edhe ditën e mërkurë parashikohet të qarkullojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësirat mesatare. Këto vranësira në mesditë do të pasohen nga reshje të dobëta e të përkohshme shiu, kryesisht në lindje.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 1°C deri në 13°C

zonat e ulëta 3°C deri në 18°C

zonat bregdetare 5°C deri në 18°C

Ju urojmë një ditë të mbarë në vijim!


Shtuar 20.04.2021 23:49

Tags: