Sulmi me të plagosur në zyrën e PD-së, arrestohen 3 autorët

Pas plagosjes në zyrën e PD-së në Kavajë janë kapur nga policia 3 autorët.

Ndriçim Jonuzi i cili qëlloi me armë zjarri duke e plagosur në këmbë sekretarin e degës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni së bashku me dy bashkëpunëtorët në konflikt Markel Shtylla drejtori i Policisë Bashkiake dhe punonjësin Dorian Troplini u janë vënë prangat.

Sekretari i Partisë Demokratike,  Bledar Okshtuni i cili u plagos deklaroi para grupit hetimor se sherri ka nisur për parkimin e makinës. “Jonuzi më ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën”, ka deklaruar Okshtuni, teksa ngjarja ndodhi në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

 

Shtuar 20.04.2021 11:04

Tags: ,