Dashamir Shehi ka bërë një postim në rrjete sociale ku reagon lidhur me skandalin e përgjimit në të cilin dëgjohet Kreu i Kadastrës, Artan Lame, i cili në një takim me vartësit e tij i kërkon atyre që të mbajnë me shpresë pronarët e 100 mijë ndërtimeve pa leje.
Kreu i LZHK-së nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se “legalizimet falas rezultuan mashtrimi më i madh në tetë vite, ashtu siç ishin premtimet për shëndetësi falas, për arsim falas dhe për rritje ekonomike”.
Shehi thotë se Lame flet në emër të kryeministrit Edi Rama si të t’i mashtrojnë qytetarët për legalizimin i vë vulën shkërmoqjes shtetit, i vë vulën paturpësinë dhe hajnisë së këtij shteti që për tetë vite talli dhe rrënoi shqiptarët.
Ndër të tjera ai thekson se “shqiptarët më 25 prill nuk do të do t’ja falin poshtërimin Edi Ramës dhe shpurës së tij”.
Postimi i plotë në Facebook
Legalizimet falas të sollën në pushtet, Legalizimet të vendosën vulën e humbësit dhe mashtruesit !
Premtimi për legalizime falas në fund të fushatës të solli një bum votash në vitin 2013, çka solli dhe rrotacionin. Legalizimet falas rezultuan mashtrimi më i madh në tetë vite, ashtu siç ishin premtimet për shëndetësi falas, për arsim falas dhe për rritje ekonomike. Skandali i fundit ku kreu i Kadastrës Artan Lame, flet ne emër të kryeministrit se si ti mashtrojnë qytetarët për legalizimin i vë vulën shkërmoqjes shtetit, i vë vulën paturpësinë dhe hajnisë së këtij shteti që për tetë vite talli dhe rrënoi shqiptarët.
Më 25 prill shqiptarët nuk do t’ja falin poshtërimin Edi Ramës dhe shpurës së tij. Shqiptari gjithë jetën punon për një pronë, vlera e së cilës ka rënë nga paratë e krimit të injektuara në ndërtim. Për të legalizuar këtë pronë të ndërtuar me djersë shqiptarit i duhet të poshtërohet nga shteti, nga Lame nga Rama dhe sekserët e tyre. Fytyra e vërtetë e kësaj qeverie janë ato fjalë të Artan Lames dhe jo video me mesazhe në facebook të Ramës e kukullave të tij. Me 25 prill votojmë së bashku për t’ju rikthyer dinjitetin . Paturpësia dhe rrënimi i shtetit kanë emër, ai është Edi Rama!