Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se autoritetet shtetërore kanë marrë vendim për ndalimin e fluturimeve deri më 27 qershor, raporton Zeri.info
Siç njofton ANP “Adem Jashari”, trafiku ajror ka mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.
Aeroporti ka sqaruar se Qeveria e Kosovës është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje poashtu edhe në nisje, duke lutur udhëtarët që të adresojnë kërkesat si dhe shqetësimet në adresë të Qeverisë dhe jo të Aeroportit.
“Ritheksojmë, se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota”, thuhet në njoftim.
ANP “Adem Jashari” ka ritheksuar se janë në pritje të lejimit të fluturimeve nga autoritetet dhe kanë kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve.
