“Pse nuk martohesh?”, Monika Lubonja zbulon për herë të parë a është në një marrëdhënie (VIDEO)

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Monika Lubonja është më aktive në rrjetet e saj sociale. Madje ditën e djeshme, ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e shumtë.

Fansat kanë qenë kurioz që të dinë sa më shumë rreth saj, duke e pyetur që nga projektet, jeta private e deri te marrëdhënia me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pasi ka zbuluar se do të vi me një projekt në televizion, Monika Lubonja i është përgjigjur edhe pyetjes: Pse nuk martohesh, je ende e re dhe e freskët?

“Sepse jam në kërkim, nuk ka dal akoma Princi”, shprehet mes të qeshurash Monika Lubonja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 3.04.2022 10:47