Mbrëmjen e sotme pritet të mbahet derbi i Italisë Inter-Juventus.
Ndeshja pritet të luhet prej orës 20:45 dhe trajnerët Massimiliano Allegri dhe Simone Inzaghi kanë vendosur për formacionet.
Nëse ndokush do kishte ndonjë dilemë për Dybala, ai do të jetë në fushë sonte nga minuta e parë dhe këtë e konfirmoi edhe trajneri i bardhezinjve. Argjentinasi do të luajë si fantazist dhe “digën” në mesfushë do e ndërtojnë Zakaria e Locatelli.
Interi në krahun tjetër do të jetë me formacionin e zakonshëm. Stefan de Vrij është mungesa e rëndësishme në 11-tëshen e parë dhe në vend të tij luan sërish D’Ambrosio. Më poshtë formacionet e mundshme të derbit të Italisë, Juventus-Inter.
JUVENTUS (4-2-3-1): Szczesny – Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro – Zakaria, Locatelli – Cuadrado, Dybala, Morata – Vlahovic. Trajner: Allegri
INTER (3-5-2): Handanovic – D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni – Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic – Dzeko, Lautaro: Trajner: Inzaghi/albeu.com/