Flor Binaj i infektuar me COVID-19: Mendova mos u ftoha në plazh, nuk kam asnjë simptomë!

Aktori i “Portokallisë” Florjan Binaj është ndër të paktët të famshëm në Shqipëri të prekur nga COVID-19.

Gjatë një interviste në “Open” Binaj ka konfirmuar se është mbartës i këtij virusi por nuk ka asnjë simptomë të tij.

Binaj u shpreh se nuk do të jetë në “Portokalli” në 2 javët e ardhshme, pasi do të qëndrojë 14 ditë në karantinë.

PJESË NGA INTERVISTA:

Si je?

Binaj: Jam shumë mirë, s’kam asnjë simptomë. Jam asimpomatik. Thjesht duhet të bëj dënimin për krimin e pakryer”.

Si e kuptove?

Binaj: Bëra tamponin e famshëm. Unë s’kuptova asgjë. Kisha temperaturë javën që shkoi, se kisha ftohtë në plazh. U shqetësova dhe bëra tamponin.

Prisja përgjigje me qetësinë me të madhe. Sot e mora përgjigjen në 7 të mëngjesit. U shqetësova se nuk e prisja, por jam i qetë se nuk kam simptoma”.

Po familja si është?

Binaj: Familja është shumë mirë. Fillimisht e ka bërë babai, dhe pastaj do ta bëjë gjithë familja. Kam thënë edhe emrat e kolegëve të punës. Kanë dalë negativë. Të shohim tani. Se ne në punë ruajmë distancën. /albeu.com/


Shtuar 18.06.2020 19:41