Bardh Spahia është betuar ditën e sotme si kryetar i ri i Bashkisë së Shkodrës.
Spahia u shpall fitues në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku kandidoi me siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.
Pas betimit Spahia ka deklaruar sërish se ai do të jetë kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve, edhe i atyre që nuk e votuan në 6 mars.
Kujtojmë që mandati i Spahisë do të jetë vetëm 1 vit, pasi vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet lokale në të gjithë vendin./albeu.com/