Vjedhjet janë shtuar çdo ditë e më shumë në qytetet shqiptare.
Në Lezhë vjedhjet sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë dhe ky fenomen ndodh më tepër nëpër fshatra.
Mësohet se gjatë natës katër familje në Torovicë të Lezhës kanë rënë pre e vjedhjeve.
Sipas “ReportTv” mbrëmjen e kaluar hajdutët ju kanë prerë kokën bagëtive dhe i kanë vjedhur. Kur janë zgjuar banorët e Torovicës kanë gjetur vendin e larë me gjak pasi hajdutët iu kishin therur bagëtitë me të cilat jetojnë.
Sipas banorëve kjo situatë është e përsëritur dhe shumë shqetësuese pasi jetojnë me frikë dhe se duhet të bëjnë roje gjatë gjithë natës.