Ronela Hajati do të hapë Eurovisionin. Këngëtarja shqiptare do të performojë e parë në gjysmë finalen e parë të festivalit evropian që pritet të mbahet në Torino. Organizatorët kanë publikuar listën e këngëtarëve që do të performojnë sipas renditjes në gjysmë finalen e parë dhe të dytë.
Ronela është shprehur e lumtur që do të jetë e para që do të këndojë në skenën në Torino. Ajo premton se do të dhurojë një performancë të shkëlqyer që do të mbahet mend gjatë. Kujtojmë që Sekret është pritur shumë mirë nga publiku i huaj. Ronela është vlerësuar gjithashtu për energjinë.