“Qan për PM”, dy mikeshat i nxjerrin “të palarat” Sarah Berishës (FOTO LAJM)

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u krijuan disa çifte, ku pas përfundimit të reality show-t, disa e vijuan këtë lidhje edhe jashtë e të tjerë jo.

Çifti i krijuar nga Sarah Berisha dhe Dj PM është komentuar shumë si brenda BB VIP, por edhe tani që çdo gjë ka përfunduar. E fansat janë gjithnjë e më shumë kuriozë që të dinë se çfarë po ndodh me ta.

Blogerja e njohur ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up” ku zbuloi se kanë vendosur që romancën e tyre ta mbajnë private, e prandaj nuk publikojnë aq shumë foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Sarah tha se ajo shkon shpesh në Prishtinë ashtu siç dhe PM në Tiranë, ku kalojnë mjaft kohë bashkë.

“Qan për PM”/ Dy mikeshat i nxjerrin ‘të

“Unë dhe PM mundohemi ta mbajmë private lidhjen tonë. Nuk postojmë gjithë kohës. Njerëzit shumë herë mendojnë se mund të jemi ndarë. Por duam thjesht ta shijojmë lidhjen në privatësi”, tha ajo.

E teksa Berisha po fliste për Pajtimin, dy mikesha të saj e surprizuan atë duke hyrë në lidhje direkte me emisionin. Të pyetur se për çfarë qan Sarah më shpesh ato thanë duke qeshur emrin e PM.

“Qan për PM. Është shumë e llastuar”, thanë shoqet duke shtuar se është shaka dhe se Sarah është tip mjaft i ndjeshëm.


Shtuar 29.03.2022 14:34