ZYRTARE/ Caktohen qytetet ku do të luhet finalja e Champions League në 4 vitet e ardhshme

Liga e Kampioneve do të rifillojë në datën 7 gusht. Pas mbledhjes së sotme të Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s u vendos që kompeticioni të vazhdojë më tej me fazën e “tetë finalistëve”.

Të gjitha takimet e kësaj faze do të luhen në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, në periudhën 12-23 gusht.

Të gjitha takimet e fazës çerekfinale dhe gjysmëfinale do të luhen me vetëm 1 ndeshje.

Finalja e këtij edicioni nuk do të zhvillohet në Stamboll, ashtu siç ishte planifikuar përpara këtij sezoni, por në Lisbonë.

Përsa i përket finaleve të Ligës së Kampioneve për sezonet pasardhëse, UEFA bëri këtë ndarje:

2021- Stamboll. Turqi

2022- Shën Petërburg, Rusi

2023- Mynih, Gjermani

2024- “Wembley”, Angli


Shtuar 17.06.2020 14:28