Fotoja që shihni më poshtë është e 26-vjeçarit Arben Mici, i cili dy ditë më parë humbi jetën pas flakëve të zjarrit në ambientet e Komisariatit nr.2 në Kamëz.
Dyshohet se ishte Arben Mici ai që i vuri zjarrin komisariatit, ndërsa hetimet vijojnë.
Sot gjithashtu është zbardhur dhe dëshmia e një prej dy të plagosurve. I paraburgosuri Dilaver Idrizi i është shprehur se është nxjerrë nga dhomat e izolimit nga punonjësi i policisë Hajredin Boja, përgjegjësi i dhomave të izolimit.
Punonjësi i policisë Boja ende nuk ka dhënë deklarime për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë. Hetimet vijojnë nga AMP, prokuroria e Tiranës dhe një ekspert i jashtëm zjarrfikës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije zjarri ka rënë në orën 20: 53 dhe rreth 30 minuta më pas kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Fillimisht dy efektivet kanë tentuar të shuajnë zjarrin vetë, dhe kur flakët janë përhapur janë telefonuar forcat zjarrfikëse.